Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

“Tik-Tak, ora po afron”, Kryemadhi reagon për artikullin e medias austriake: Me foton e serave mbi incenerator, përshëndes grupin e Vjenës që shpresojnë të fitojnë azil

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas artikullit të medias austriake, ku shkruhej se Presidenti Ilir Meta ka paguar 700 mijë dollarë në vitin 2017 në një kompani offshore për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Teksa publikon foton e disa serave mbi inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi thotë se me këtë foto përshëndet grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, të cilët sipas saj po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë.

Ajo ka edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama, ku i thotë se duhet të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarë.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron.

P.S: Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korrupitv vlera deri në 9 milion dollarë. Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve.

Më shumë




spot_img








spot_img