Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Tigri korrupsionit, grykësja Balluku, mr.paruke Fuga dhe Maznik Fusha”, nofkat pikante të Berishës për darkën e florinjtë të ministrave në Dubai

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga darka e ministrave ne Dubai

Darka e disa ministrave shqiptarë në Dubai, në restorantin me famë të Nusret, shkaktoi debate të shumta në Shqipëri, pasi sipas shumë analistëve e politikanëve kundër Ramës, populli vuan për bukën e gojës kurse ministrat hanë “darkë të florinjtë”.

Kjo darkë s’mund t’i shpëtonte ish-kryeministrit Sali Berisha, për komentet dhe nofkat pikante të tij, për emra të veçantë të kabinetit Rama. Siç ndodh jo rrallë, këto nofka apo pseudonime që Berisha vendos, “godasin” dhe nuk shqiten kollaj nga mendja.

Kështu ka ndodhur dhe me pjesëmarrësit në darkën e florinjtë në Dubai. Berisha quan ministrin Arben Ahmetaj “tigër korrupsioni”, ministren Balluku “ndrikull grykësja Balluku”, Endri Fugën “mr.parukja” dhe Arbi Maznikun “peshkaqen Maznik Fusha”.

“Futja kontrabande e 960 dozave te vaksines Bionetch-Pfizer dhe shkelja flagrante e te gjitha ligjeve kombetare dhe nderkombetare te importit, transportit, ruajtjes dhe lejes se perdorimit te ilaçeveve dhe vaksinave vetem e vetem per te zhurmuar superskandalin e biftekut te florinjte te Tigrit te korrupsionit, Ahmetajt, Ndrikull Gryksi Ballukut, Mr Parukes dhe peshkaqenit Maznik Fusha, ka patur pasoja te renda per shendetin dhe jeten e qytetareve shqiptar...”, shkruan dnër të tjera ish-kryeministri Sali Berisha.

E verteta pse nuk erdhi vaksina ne Shqiperi! Miq, vaksina e premtuar dhe trumbetuar me te madhe nga Edvin Mafia se do...

Posted by Sali Berisha on Friday, January 29, 2021

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu