Hapësire reklamuese

Social Bomb

Tifozi special i Partizanit nesër në Kukës, mesazh për politikën

Shkruar nga Newsbomb

Ky vogëlush quhet Leonel dhe tashmë është i njohur nga të gjithë si tifozi special i Partizanit.

Vogëlushi me aftësi të kufizuara do të jetë nesër në stadium për të ndjekur ndeshjen Kukësi-Partizani si mbështetës i demave të kuq por ka edhe një mesazh për politikën.

Ai kërkon lirimin e 11 protestuesve kuksianë që mbahen në burg prej 14 ditësh për protestën e Rrugës së Kombit.

Kjo është parrulla që vogëlushi do shpalosë nesër bashkë me të atin në stadium.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.