Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tifozi i Romës me synime të qarta: Do qëndroj në Shqipëri po gjeta një vajzë të mirë

Shkruar nga Newsbomb
Tifozi i Romës me synime të qarta: Do qëndroj në

Tifozët italianë dhe holandezë kanë “zbarkuar” në Tiranë, ku edhe presin me padurim ndeshjen e Finales ndërmjet Romës dhe Feyenoord.

Ditën e djeshme dhe sot mijëra tifozë nga Italia kanë mbërritur në Shqipëri, për të përkrahur skuadrën e zemrës.

Mirëpo një tifoz duket se s’ka ardhur vetëm për ndeshjen, por edhe për ndonjë vajzë. Tifozi i Romës është shprehur se nëse gjen ndonjë vajzë të mirë do të qëndrojë në Tiranë.

"Jam pak i frikësuar se është finale, jam shumë i emocionuar, kemi punuar shumë fort për të gjithë sezonin, do të kthehemi pas ndeshjes, hera e parë në Shqipëri. Nëse do të gjesh një vajzë të bukur, do të rrije në Shqipëri? Pse jo", shprehet tifozi i Romës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll