Një tifoz ka hyrë në fushën e blertë të Kupës së Botës gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Uruguait.
Tifozi mbante në dorë një famur të komunitetit LGBTQ, si dhe kishte veshur një bluzë ku shkruhej “Shpëtoni Ukrainën” dhe “Respektoni gratë iraniane”.
Aventura nuk ka zgjatur shumë, ndërsa tifozi është ndaluar nga siguria e stadiumit. Është e paqartë se çfarë e pret atë për gjestin e kryer në një shtet si Katari, që prej fillimit ka deklaruar se nuk do të tolerojë asnjë shfaqje homoseksuale në vend.
Të qenurit homoseksual në Katar dënohet me deri në 7 vite burg.