Ultrasit e Bahia në Seria A të Brazilit kanë kaluar çdo imagjinatë. Ato kanë protestuar në qendrën stërvitore të klubit, teksa klubi rrezikon të bie nga kategoria.
Mbështetësit e Bahias kanë kaluar çdo imagjinatë, pasi kanë vendosur në qese mbeturinash fytyrat e lojtarëve bashkë me atë të trajnerit.
Ky kërcënim vjen para ndeshjes që luhet në 01:30 më 7 dhjetor, mes Bahias dhe Atletico Mineiro. Klubi i Bahias mban vendin e 17, i cili do bjerë nga kategoria.
Ata kanë 41 pikë, 1 më pak se Vasco da Gama që është vendi më i afërt. Në anën tjetër Atletico Mineiro ndodhet në vendin e dytë me 66 pikë, 3 më pak se Palmeiras në vendin e parë.
Sondazh
Poll