Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tifozët boshnjakë përplasen me Policinë te "Air Albania", përdoret gaz lotsjellës, pranë stadiumit dhe ambulanca (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Tifozët boshnjakë përplasen me Policinë te "Air

Tifozët e ekipit të Zrinjskit të Bosnje Hercegovinës janë përplasur mbrëmjen e sotme me efektivët e Policisë së Shtetit, që janë në gatishmëri për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes që sapo ka përfunduar. Zrinjski u përballë me ekipin e Tiranës dhe fitoi.

Policia ka marrë të gjitha masat që dy grupet e tifozerive të mos përplasen me njëri-tjetrin, ndërkohë që tifozët boshnjak kanë hedhur drejt efektivëve shishe birre dhe sende të tjera të forta.

Menjëherë janë marrë masat dhe "problematikët" janë neutralizuar duke përdorur dhe gaz lotsjellës. Në vendngjarje, pranë stadiumit "Air Albania" ku u luajtë kjo sfidë është parë dhe ambulanca, por nuk dihet nëse të lënduar kanë mbetur tifozë apo policë.

Nga terreni bëhet me dije se janë shoqëruar në Komisariat disa tifozë, të cilët janë prangosur pranë stadiumit. Para dhe gjatë ndeshjes nuk ka pasur asnjë incident, ndërsa që tifozët e Tiranës mësohet se janë larguar dhe nuk kanë shkaktuar trazira.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll