Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

TIA njofton shqiptarët për rregullat e reja: Kush udhëton drejt Italisë do të vetëkarantinohet 5 ditë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tirana International Airport ka bërë me dije rregullat e reja për udhëtimet drejt Italisë.

Sipas njoftimit të TIA-s, duke filluar nga data 31 korrik, qytetarët shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm, duke bërë 5 ditë vetëkarantinim.

Personat që nuk janë vaksinuar duhet të paraqesin testin PCR 72 orë para nisjes, ndërsa për fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk është i nevojshëm ky test. 

Njoftimi i plotë i TIA-s:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Italisë

Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).

Ju lutem gjeni me poshtë kushtet që duhet të plotësoni:

pasagjerët që janë vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson.

nëse pasagjeri nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) 72 orë para nisjes ose të ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 48 orë para nisjes.

fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.

personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune, shëndeti ose emergjenca, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.

pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form).

çdo pasagjer që fluturon nga destinacionet e Italisë drejt Shqipërisë, duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.

teksa plotësojnë formularin PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”.

Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Më shumë

spot_img