Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

TIA jep njoftimin e rëndësishëm: Doni të udhëtoni drejt Francës dhe Zvicër? Mjafton të keni testin PCR ose të jeni të vaksinuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aeroporti “Nënë Tereza” ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Francës ose Zvicrës.

Për të udhëtuar drejt këtyre 2 shteteve qytetarët shqiptarë mjafton të kenë bërë një nga vaksinat e miratuara nga EMA, ose të kenë një test PCR të kryer më pak se 72 orë para nisjes.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër ( Përditësim)

Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria duhet:

Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img