Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“T’i pritet dora kujtdo që prek votën”, Manja ‘thumbon’ Metën: Të fillojë nga LSI-ja, si ai që u kap në Pukë me karta dhe para në makinë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Socialiste, i cili është edhe kandidat sërish në zgjedhjet e 25 prillit, Ulsi Manja ka ironizuar sërish sot deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili ka deklaruar para pak kohe se do t’i pritet dora kujtdo që prek votëm më 25 prill’.

Kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve thotë se nëse presidenti e bën këtë, së pari duhet të fillojë nga partia e tij, LSI-ja, ku përmend këtu rastin e Pukës, ku pak ditë më parë një eksponent i LSI-së u kap me karta identiteti dhe para në makinë.

“Presidentit i duhet të ketë shumë sopata në dorë dhe të presë shumë duart, por ta fillojë nga partia e tij. Më flagrant është rasti i Pukës, ku një eksponent i LSI-së u kap me karta në makinë dhe para në makinë. Kam përshtypjen se duhet ta nisë nga duart e partisë së tij. Partia e tij është parti e blerjes së votës”.

Ndër të tjera Manja tha se këto deklarata të Metës sipas tij vijnë nga padituria e tij për mënyrën si do të votohet më 25 prill. 

“Presidenti të gjitha këto i ka skenare imagjinare. Është në panik, pasi është palë në zgjedhje, se të mos ishte, do të kishte bërë detyrën. E keqja është se nuk e njeh fare procesin, sepse kodi zgjedhor që do të aplikohet sivjet, ka përcaktuar qartë se do të ketë identifikim biometrik. Pra, nuk njeh procesin. Nuk ka marrë mundimin të këshillohet si do të votohet në 25 prill.Nëse vërtet i ka këto dyshime, të shkojë t’ia parashtrojë organeve ligjzbatuese”, u shpreh Manja në T.CH.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img