Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Ti nuk del t'u flasësh demokratëve", Noka sherr me Bashën, kreu i PD: Do t'i takoj, por jo për t'i hedhur benzinë zjarrit

Shkruar nga Newsbomb
"Ti nuk del t'u flasësh demokratëve", Noka sherr me

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate dhe tone të ashpra, konkretisht mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe deputetit Flamur Noka.

Ky i fundit i kërkuar kryedemokratit që të sqarojë demokratët për masakrën zgjedhore të 25 prillit, pasi ata janë të paqartë.

Ne po diskutojmë dhe po sillemi sikur jemi në një situatë normale, flasim për strategji, flasim për aksione ndërkohë që vetë demokratët janë të paqartë. Ti nuk del të flasësh me demokratët, t’u flasësh për masakrën zgjedhore”, ka thënë Noka.

Ndërkohë, Basha ka thënë se nuk ka në plan që të zhvillojë takime për momentin, pasi nuk do që t’i hedhë benzinë zjarrit.

Unë kam dalë dhe do të dal të flas me demokratët, por nuk dal për t’i hedhur benzinë zjarrit”,mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese