Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Ti më ke përgatitur për jurist", profesori i kriminalistikës tregon historinë e pazakontë: Ish-studenti më tha se u bë hajdut i suksesshëm prej leksioneve të mia

Shkruar nga Newsbomb
"Ti më ke përgatitur për jurist", profesori i

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar një histori të pazakontë, ku ish-studenti jurist i ka thënë se me leksionet e tij ishte bërë një hajdut i suksesshëm.

Karamuço tregon se ish-sudenti kishte dalë nga burgu i Patrës, teksa i kishte treguar se kishte  përdorur metodat si maskimi i profileve papilare dhe lyerja e gishtave me ngjitës për mos lënë shenjen e gishtave në banesat ku grabisnin.

“Profesor ti më ke përgatitur për jurist, por unë leksionet e tua i shfrytëzova për të qenë hajdut i sukseshem në Greqi. Këtë më tha dje një ish studenti im, i cili sapo kishte dalë nga Burgu i Patrës dhe ishte deportuar për në Shqipëri. Fillova me tre të tjerë të grabitja vila tha. Nuk vishja dorashka ngaqë na kishe thënë se ato kur i heq mbajnë ende profile gjurmësh. Ndaj përdora një metodë tjetër. Lyeja gishtat me ngjitës “attack” dhe maskoja profilet papilare.

I habita ca kohë ata policisë greke, sepse në kamera më shikonin pa dorashka, por në vendngjarje nuk gjenin asnjë gjurmë. U arrestuan mbas 6 muajsh. U zbuluam nga një pakujdesi në shitjen e orendive të vjedhura. Vuajta dënimin dhe tani jam në Tiranë. Për disa çaste më ngjau vetja bashkëfajtor, ula kokën e përshëndeta dhe u largova”, shkroi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll