Hapësire reklamuese

Rajoni

“Ti mbajmë kanalet e komunikimit të hapura”, Abazoviç: Kënaqësi t’ju shoh këtu ulur, kur në arenën ndërkombëtare ka luftë!

Shkruar nga Newsbomb
“Ti mbajmë kanalet e komunikimit të hapura”,

Kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ditën e sotme ka folur në dotën e sytë të samilit të Ballkanit të Hapur i cili po mbahet në Beograd.

Gjatë fjalës së tij, Abazoviç  u shpreh se ka ardhur koha që bashkim dhe paqe. Sipas tij kjo nismë është e suksesshme duke  marrë parasysh krizën që mund të vijë gjatë muajve në vijim.

“Kënaqësi të shohësh njerëz të ulur në të njëjtën tryezë ndërkohë që në arenën ndërkombëtare ka një luftë. Ballkani Perëndimor përmes nismës ka nevojë për një politikë të re progresive, kemi provuar gjithçka përveç bashkëpunimit.

Ka ardhur koha të zgjedhim paqen dhe progresin. Ka ardhur koha për bashkim dhe përparim të frymës evropiane në rajon. Kjo nismë është e suksesshme, duke patur parasysh krizën që mund të vijë në dimër që mund të zgjatet deri në pranverë, ne duhet ti mbajmë kanalet e komunikimit të hapura. Qytetarët janë të ngopur me politikën e vjetër dhe nacionalizmat, duan bashkëpunim. Në shoqërinë globale askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm”, tha Abazoviç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu