Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

“Ti je një turp, një injorant”, plas keq sherri, pedagogu Yzeiri dhe studiuesi Tare degjenerojnë në fyerje (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Debati për Parkun Kombëtar të Butrintit ka kaluar në fyerje personale mes pedagogut dhe analistit Ilir Yzeiri e studiuesit të njohur Auron Tare. Yzeiri e ka quajtur Taren injorant dhe sipas tij turp për personat që e kanë emëruar ndër vite në poste të caktuara.

“As nuk dua të jem. Ti je një turp për ata që të zgjodhën në ato poste. Kur t’u prish interesin je bërë tashti na reciton vargje duke e çuar kolonializmin në antikitet. Ja ky je ti. Ata që të vlerësojnë ty, ja të të shikojnë tani se kush je”, tha ndër të tjera Yzeiri, shkruan newsbomb.al.

albsig

spring

Ndërkohë, studiuesi Tare ishte i qetë përballë këtyre fyerjeve dhe u përgjigj profesionalisht duke  thënë se ishte anëtar i Këshillit Shkencor i UNESCO, për pasuritë botërore të nënujit. “I votuar nga 67 shtete, votim em votë të fshehtë”, shtoi Tare.

Më poshtë, pjesë nga debati mes Ilir Yzeirit dhe Auron Tares:

Ilir Yzeiri: Kur të mbarosh do më dëgjosh, se ta tregoj unë edhe kështjellën edhe kalanë. Të gjithën, ku jetoj unë dhe ku jeton ti.

Auron Tare: Unë jetoj në fshat

Ilir Yzeiri: Po mor po ti jeton atje. Ti jeton atje ku tu prishën interesat dhe je bërë kritizeri më i madh sepse këto përralla që i tregon ti me profesorin, ke qenë ti që e ke përjashtuar profesorin. Dhe tani bën si hero, sikur po na zbulon Amerikën.

Ajo që thua ti për Holsin të tregon ty një diletant në fushën e albanologjisë. Sepse ti mor miku im i dashur nuk ke ekspertizën për ta bërë atë. Të quash sot në shekullin e 22 një studiues anglez që ka një mendim të caktuar neo-kolonialist dhe ta çosh kolonializmin në antikitet vetëm një injorant si t’i mund ta bëjë.

Po deshe të them dhe gjëra të tjera. Edhe ato projektet e mëdha që ke marrë ti për bregdetin. Edhe ato sherret e mëdha që ke krijuar ti. Ke qenë disa herë në qendër të shtypit. Tashti të janë prekur interesat miku im dhe na tregon Amerikën andej nga je. Ti je një diletant dhe një delirant, miku im i dashur.

Auron Tare: Miku im nuk je fare ti

Ilir Yzeiri: As nuk dua të jem. Ti je një turp për ata që të zgjodhën në ato poste. Kur t’u prish interesin je bërë tashti na reciton vargje duke e çuar kolonializmin në antikitet. Ja ky je ti. Ata që të vlerësojnë ty, ja të të shikojnë tani se kush je.

Auron Tare: Unë nuk përdora ndonjë ton fyes. Unë as zotin Yzeiri nuk e quajta as injorant. Uën zoti Yzeiri sot që flasim jam anëtar i Këshillit Shkencor i UNESCO, për pasuritë botërore të nënujit. I votuar nga 67 shtete, votim em votë të fshehtë.

**Pamje nga Top News – debati në minutën 05.50

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img