Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Ti ish-komunist spiun nxite luftën Veri-Jug”, pas vendimit “non-grata”, familja Haklaj ia numëron një-më-një Berishës (REAGIMI FORTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Familja Haklaj padyshim është familja që e ka sulmuar më shumë ndër vite ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar drejtpërdrejt dhe si fajtor për vrasjen e djemve të shtëpisë.

Sot, një ditë pas vendimit të DASH për ta shpallur Berishën “non-grata” vjen reagimi i parë nga familja Haklaj, nga Zylfie Haklaj. Mesa duket asaj i ka bërë përshtypje fjalia që citoi Berisha në konferencën e sotme për mediat, ku tha “më kanë cënuar dinjitetin”.

“A kanë dinjitet 2000 shqiptarë dhe familjet e tyre që u vranë në Jug të Shqipërisë në vitin 1997 nga thirrjet tuaja për luftë civile?”, e pyet ajo në shkrimin e saj.

Më tutje i rendit një nga një “mëkatet” që ka bërë, akuza të forta për një ish-president dhe ish-kryeministër. Në fakt këto akuza i rëndojnë Berishës mbi shpinë për vite të tëra me radhë.

Reagimi i plotë nga Suedia i Zylfie Haklaj:

Sali Berisha, Boll hëngre me mashtrime.

Sali Berishës ju paska prekur “dinjiteti”!

Një pyetje do ta kisha?

A ka kush tjetër dinjitet përveç teje dhe familjes tënde në Shqipëri?

A kanë dinjitet 2000 shqiptarë dhe familjet e tyre që u vranë në Jug të Shqipërisë në vitin 1997 nga thirrjet tuaja për luftë civile ?

A ka dinjitet Remzi Hoxha dhe familja e tij? Që as varri nuk i dihet!

A kanë dinjitet katër protestuesit dhe familjet e tyre që u vranë më 21 janar 2011 para Kryeministrisë?

A kanë dinjitet 26 viktimat e Gërdecit dhe familjet e tyre?

A kanë dinjitet të gjitha ato familje në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë që i nxit për vëllavrasje?

Sali Berisha të ka nxënë besa dhe besimi që të ka bërë popullit shqiptar. Duke mos përmendur përfitimet tuaja materiale, që para jetëve të vëllezërve dhe motrave janë vetëm thërrime, shtëpitë tuaja në Gjirin Lalzit, Farkë e gjetkë, dhe tani së fundmi me avokat ndërkombëtar! Ke shpërdoruar besimin, jetët  dhe djersën e popullit.

Në vitet 1990 ju hoqe shqiptarëve, që ti, do t’ju sillje ndryshimin dhe të besuan, ti i preve në besë dhe besëpreri herët a vonë e paguan.

Jo vetëm që nuk e solle ndryshimin e premtuar por e shkatërrove Shqipërinë dhe shqiptarët e dalë nga një diktaturë e egër dhe gjakatare, ti si një ish-komunist spiun e dërgove në skëterrë Shqipërinë, e bëre atë që asnjë regjim sado gjakatarë i mëparshëm nuk e ka bërë.  Nxite gjakmarrjen dhe vëllavrasjen, përçave Shqipërinë dhe shqiptarët, nxite luftë civile Jug – Veri si askush më parë. Furnizove tanket e serbit me naftë në një kohë që bota e civilizuar ju kishte bërë embargo, t’i furnizoje me naftë tanket serbe kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe tani thua kam mbrojtur kufijtë shqiptarë! Kur vriteshin dhe priteshin vëllezërit tanë të Kosovës në tokat shqiptare ti heshtje dhe e bëje të paditurin, ti nuk dije gjë për Remzi Hoxhën, ti nuk e njihje Ilir Konushefcin dhe Ahmet Krasniqin ti nuk e njihje Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin që arrestoheshin në tokën amtare.

Sali Berisha ke shpërdoruar besimin e popullit, të ka nxënë besimi i tyre.

Për ty ky është vetëm fillimi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img