Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
58 %
3.6kmh
75 %
Mar
13 °
Mër
15 °
Enj
18 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 20 Prill, 2021
spot_img

“Ti hiqet dekorata Mehdi Bushatit”, shpërthen Megi Pojani: Është një përbindësh, gjakpirës, gjyshi im ka akoma shenja në trup nga dhuna që ai i ka ushtruar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta vendosi të dekorojë si “Kalorësi I Urdhërit të Flamurit” Mehdi Bushatin, një vendim I cili bëri që shumë persona të ngrejnë zërin.

Një prej tyre ishte dhe aktorja dhe moderatorja, Megi Pojani e cila prej ditësh e revoltuar ka kërkuar nga Meta që të tërhiqet mbrapsht ky dekorim për njeriun që ka shkaktuar mjaft dhimbje në shumë familje shqiptare.

Megi ka rrëfyer se, Mehdi Bushati ka torturuar në mënyrë çnjerëzore meshkujt e familjes Pojani gjatë vuajtjes së dënimit të tyre dhe se gjyshi i saj akoma dhe sot ka shenja në trup nga dhuna që Bushati ka ushtruar mbi të.

“Gjyshi dhe xhaxhai im kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me Mehdi Bushatin dhe ai ka qenë dy herë hetues për gjyshin tim. Dhe ai është një sadist, përbindësh, gjakpirës, përfitonte dhe ndjente kënaqësi duke sulmuar djem të rinj dhe të pafajshëm, gjyshi im ka pasur akoma shenja në trup nga dhuna që i ka ushtruar Mehdi Bushati. Xhaxhai im ka qenë një nga iniciatorët e revoltës së Spaqit dhe ka pas një tjetër histori të frikshme me Mehdi Bushatin”, – tha Megi për “Kafe Shqeto”

Ndër të tjera Pojani lexoi dhe disa rreshta nga rrëfimi i xhaxhait të saj teksa tregonte se Mehdi Bushati e kishte kafshuar dhe torturuar.

Kujtojmë se Megi ka hapur një peticion online për ti hequr dekoratën Mehdi Bushatit dhe deri më tani ka siguruar 11.000 vota.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img