Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Thyjini turinjtë, vritini tradhëtarët!' Nëna e Kostandinos Kacifas thirrje për hakmarrje në Bularat

Shkruar nga Newsbomb

"Thyjini turinjtë, vritini tradhëtarët!", ka qenë thirrja e nënës së Kostandinos Kacifas pas meshës së mbajtur një vit pas vrasjes së minoritarit grek.

Ajo ka bërë thirrje ekstremiste për hakmarrje ndaj vrasjes së Kacifas, ndërsa ka reaguar ashpër edhe për kthimin e disa qytetarëve grekë në doganat shqiptare.

"Pse i ndaluan njerëzit që të vijnë?! Thyjini turinjtë, vritini tradhëtarët! Të marrim armët të luftojmë për gjakun e tim biri! Nuk ka qeveri këtu, Vorio-Epiri është tokë greke. Ne jemi grekë, do luftojmë dhe asgjë nuk na ndalon. Jam krenare për ty biri im", janë disa nga fjalët që ka thënë nëna e Kacifas.

Kujtojmë se Kacifas doli i armatosur në mes të Bularatit një vit më parë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Pas disa orë përplasje me RENEA-n, ai u vra në shkëmbim zjarri. 35-vjeçari rezultoi të ishte një përkrahës i ideve ekstremiste të krijimit të Vorio-Epirit në jug të Shqipërisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll