Hapësire reklamuese

Aktualitet

Thyerja e memorialit turk te Liqeni, Ngjela: Shqiptarët i thanë Ramës se Anadolli nuk ka vend në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët i thanë Edi Ramës: Anadolli nuk ka vend në Shqipëri.

Ata sot, herët në mëngjes, thyen një pjesë të memorialit të turpshëm të të vrarëve në "grushtin e shteti" në Ankara, që mendohet se ka qënë një vepër e instrumentalizuar nga Rexhep Taip Erdogani për të ushtruar dhunë.

Mijra të burgosur vijojnë të vuajnë në një raprezalje antidemokratike në Turqi, si të implikuar në një grusht shteti fantazmë.

Kurse presidenti turk thotë se jam neoosman.

Por, kryeministri shqiptar duhet ta dijë se shqiptarët kanë qenë ata që e përmbysën osmanizmin në Turqi, pasi e luftuan për 500 vjet. Prandaj, këtu, në Shqipëri, mbijetesa osmane është pamundësi absolute.

Edhe diçka:

Për vendosjen e atij memoriali të turpshëm dhe antikombëtar, nuk ka asnjë lloj vendimi ligjor. Dhe, nuk ka sesi të kish kur ai ka qenë një akt antikombëtar. A e keni parë sesi autorët rrinë të fshehur dhe nuk japin asnjë lloj shpjegimi!

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.