Hapësire reklamuese

Showbiz

Thyen rregullin numër 1, banorët e BBV paralajmërohen: Të gjithë bëni gati valixhet...

Shkruar nga Newsbomb
Thyen rregullin numër 1, banorët e BBV paralajmërohen: Të

Të jesh banor i Big Brother Vip (BBV) ka të mirat dhe të këqijat e saj. Një ndër rregullat kryesorë në këtë emision është se banorët gjatë gjithë kohës duke të kenë mikrofonin hapur.

Por si duket banorët e kanë thyer për herë të dytë këtë rregull.

Mbrëm, në shtëpinë e Big Brother ka ardhur një zarf, të cilin e ka lexuar Sheila, ku thuhej se për këtë shkelje do të ndëshkohen.

“Banorë, në fillim të programit jeni paralajmëruar se nëse do të vazhdoni të thyeni rregullat, do të penalizoheni. Disa prej jush kanë fikur me qëllim mikrofonin dhe kanë folur duke pëshpëritur, duke thyer kështu rregullin numër një të Big Brother, që është transparenca me publikun. Prandaj, vëllai i madh ka vendosur që ditën e martë t’ju penalizojë të gjithëve. Bëni gati valixhet të gjithë.” është shkruar në zarf.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu