Hapësire reklamuese

Aktualitet

Thyejnë xhamat dhe futen në shtëpi, grabitësit rrëmbejnë kasafortën me euro në Lushnje

Shkruar nga Newsbomb
foto ilustruese

Një banesë është grabitur në Lushnjë dhe autorët kanë rrëmbyer kasafortën që përmbante 4 000 euro.

Autorët e grabitjes të cilët ende nuk janë identifikuar kanë hyrë në banesën e L. Dervishit përmes dritares pasi kanë thyer xhamat.

Pasi kanë kontrolluar banesën kanë marrë me vete një kasafortë hekuri që përmbante 4 000 euro.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gafur Muço", në Lushnje. Policia po vijon hetimet për identifikimkn e autorit dhe arrestimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll