Hapësire reklamuese

Politikë

“Thumanë-Kashar, hapet në qershor”, Rama: Financim e për hekurudhën në Hanin e Hotit

Shkruar nga Newsbomb
“Thumanë-Kashar, hapet në qershor”, Rama: Financim e

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë deklaroi se segmenti Thumanë-Kashar do të jetë i hapur në muajin qershor. Kreu i qeverisë në një deklaratë për mediat tha se ky aks do të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit.

Më tej Rama foli edhe për projektet e tjera, projekte të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e verit.

Kryeministri tha se segmenti i fundit që është në një fazë projekti është ai nga Shkodra, i cili do të lidhet poshtë dhe më pas vijon me Milot-Balldre, Thumanan- Kashari, Rrogozhina, Fieri e më pas Vlora. Sipas kryeministri për qarkullimin do të ketë dy alternativa, me pagesë dhe pa pagesë. Gjithashtu, ai tregoi se kanë marrë dritën jeshile edhe për financimin e hekurudhës deri në Han të Hotit.

“Ne nuk bëjmë diskriminim të askujt pavarësisht faktit që sot janë mbledhur të gjithë. Ne kemi kaluar shumë mirë me të gjithë kryetarët e bashkive. Sa i përket vizitorëve dhe turistëve që sidomos sezonin e verës vijnë në veri, puna për projektet fillon shumë për përpara. Për t’ju dhënë një shembull të thjeshtë, duhet të dini që projektet e infrastrukturës marrin një kohë shumë të gjatë.

Ne kemi pasur nevojë për disa korrektime të natyrës juridike në kontrata dhe do të kemi një kantier total që do të hapet nga veriu deri në jug. Segmenti i fundit që është në një fazë projekti është segmenti nga Shkodra që lidhet poshtë dhe më pas vijon me Milot-Balldre, Thumanan- Kashari, Rrogozhina, Fieri e më pas Vlora. E gjithë kjo do të jetë e re. Do të ketë dy alternativa, me pagesë dhe pa pagesë. Hapja e Thumanë-Kashar do të lehtësojë në këtë sezon. Është e vështirë dhe torturuese për të gjithë ata që përshkruajnë këtë segment. Ne kemi marrë dritën jeshile për financimin e hekurudhës deri në Han të Hotit. Shëngjin-Velipoja është në kantier dhe ka pasur një kantier rreth 300 metra i vështirë, por që është hapur dhe puna vazhdon me ritëm të mirë”, tha ai.

Ndërsa, sai përket tarifës që shqiptarët paguajnë për të udëhtuar drejt Malit të Zi, kryeministri Rama tha se ka diskutuar me kryeministrin aktual për ta hequr. Gjithashtu, Rama tha se për projektin për Urën mbi lumin e Bunës që u miratua 2 ditë më parë në kuvendin malazez, bëri me dije se pritet që të nisë procesi i ndërtimit.

“Është e vërtetë që e kemi diskutuar me Dritanin dhe e kam diskutuar edhe me kryeministrin e ri. I kam thënë të lutem duhet të heqësh tarifën që paguajnë qytetarët tanë kur vijnë andej gjë që nuk e paguajnë malazezët kur vijnë këtej.

Ndërsa ura mbi Bunë është një ide e Dritanit, që unë e kam përqafuar menjëherë dhe është projekt i joni. Kemi ngritur një grup pune të përbashkët me qeverinë e Malit të Zi. Tani duhet ta fusim në proces dhe të fillojmë ta ndërtojmë”,  u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese