Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

‘Thoni që jeni bashkë, por dilni me programe të ndryshme’, Kryemadhi: Jetojmë në një pallat, por secili mban çelësat e shtëpisë së tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cdb422cf4193bad836f869394af79855

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se çdo gjë po shkon mirë me PD dhe ata bashkë do të shkojnë në zgjedhje, si një koolicion i bashkuar.

E pyetur për programet e ndryshme që kanë paraqitur, ajo tha se çdo parti paraqet programin e saj, por në thelb paraqisin gjëra të njejta, dhe janë dakord me pikat që kanë parashtruar.

Pyetje: Si shpjegohet që do shkoni si koalicion bashkë dhe s’keni program të integruar, por dilni me propozime të ndryshme?

Kryemadhi: Unë mendoj që mund të jetojmë në një pallat, por secili ka çelësin e shtëpisë së vet dhe çdokush mban përgjegjësi për familjen e tij. 5 prioritetet e LSI të cilat mos kini merak, por shpejt do i shikoni që…s’ka njeri kundër që t’i ulim taksst të varfërve dhe t’ja rrisim të pasurve, ose që të punësojë qytetarët dhe t’i mirëpaguajmë. Nuk besoj se Basha është kundër që t’i marrim 1% të të ardhurave 2000 bizneseve VIP dhe t’ja japim arsimit.

Pyetje: Kemi perceptimin që diçka mes jush dhe PD nuk shkon, çfarë po ndodh?

Kryemadhi: Çdo gjë shkon shumë mirë. Jemi bashkë dhe do shkojmë bashkë në zgjedhje. Nuk do t’ja japim shansin oligarkëve që bëjnë çmos që ne të dalim me një listë. Ata duan të ngushtojnë numrin tonë në parlament.   

Më shumë

spot_img
spot_img