Kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin në fjalën e tij në Kongres, në punët e Qeverisë së tij. Ai ëhstë ndalur te të gjithë sektorët që socialistët, sipas tij, kanë transformuar pasi kur kanë ardhur në pushtet kanë gjetur "një llum paaftësie".
"Edhe pak zor të vjen të krahasohesh me, që të mos i marr tani prapë me radhë, po le të themi me një llum paaftësie në pushtet. Këto vlejnë për të analizuar dy tipare të qeverisjes sonë: E para shpirti i përkujdesjes për njerëzit në nevojë dhe e dyta, aftësinë e konfirmuar në dy luftra rrjesht. Edhe me tërmetin edhe me pandeminë", u shpreh Edi Rama.
Më tej, kryeministri dhe kryetari i PS u ndal dhe te qeveria e kaluar. Rama tha se edhe qeveria e kaluar ishte zgjedhur për të bërë detyrën e saj, por vrau protestuesit në bulevard, dogji Shqipërinë me piramidat dhe hodhi në erë njerëzit në Gërdec.
"Disa thonë detyrën ke bërë, me taksat tona e ke bërë. Jo krenar mos ji por as mos fol fare. Por të gjitha qeveritë për të bërë detyrën zgjidhen. Për të bërë detyrën ishte zgjedhur kush e dogji Shqipërinë në zjarrin e piramidave. Edhe kush i hodhi në erë njerëzit pak kilometra larg nga njerëzit e Tiranës. Edhe kush i vrau protestuesit në bulevard", vijoi ai.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS
Kujtoni që shëndetësia për vite e vite ishte sektori që u jepej nga partia e madhe kaçakëve të koalicionit. Sepse askush nuk donte t'ia dinte për shëndetësinë. Ishte një kockë për t'ua hedhur bandave politike dhe simboli i këtij ndryshimi për të mos thënë fjalë të gjata, ka dy fjalë: Nard Ndoka ministër i Shëndetësisë. Merreni me mend vet takimin në zyrën e ministrit mes covid dhe Nard Ndokës.
Kjo tregon sesa shumë ndryshon nga dje qeverisa e Shqipërisë. Edhe pak zor të vjen të krahasohesh me, që të mos i marr tani prapë me radhë, po le të themi me një llum paaftësie në pushtet. Këto vlejnë për të analizuar dy tipare të qeverisjes sonë: E para shpirti i përkujdesjes për njerëzit në nevojë dhe e dyta, aftësinë e konfirmuar në dy luftra rrjesht. Edhe me tërmetin edhe me pandeminë. Ne ja dolëm edhe me njërën edhe me tjetrën.
Përveç atyre që humbën jetën dhe nuk i kthejmë dot në jetë, për të tjerët ka nisur një jetë e re shumë ndryshe nga ajo që ishte para se të binte tërmeti. Jo vetëm për ato familje. Por për gjithë pëlhurën urbane nga Rrësheni deri në Kavajë. Unë jam krenar që PS si forcë qeverisëse ka shkruar përgjithmonë me ringritjen e fuqishme nga gërmadhat e tërmetit. Jam shumë krenar për faqen e kësaj historie, shtëpitë falas.
Falas për të gjitha familjet e prekura pa asnjë përjashtim. Diçka që vende të tjera më të pasura se ne nuk e kanë bërë. Ne e bëjmë jo se jemi më të mirë apo më të zotë se ata, por se nuk jemi aq të pasur dhe prandaj nuk mund të kërkojmë nga më të varfërit interesa kredish sado të buta.
Disa thonë detyrën ke bërë, me taksat tona e ke bërë. Jo krenar mos ji por as mos fol fare. Por të gjitha qeveritë për të bërë detyrën zgjidhen. Për të bërë detyrën ishte zgjedhur kush e dogji Shqipërinë në zjarrin e piramidave. Edhe kush i hodhi në erë njerëzit pak kilometra larg nga njerëzit e Tiranës. Edhe kush i vrau protestuesit në bulevard.
Kemi hyrë në këtë mandat të tretë më të fortë se 50 mijë familje shqiptare që ishin të varfër, janë sot më të fortë, Shqipëria sot është më e aftë dhe më e gatshme në përkujdesjen për shëndetin e të gjithëve. Kemi hyrë në këtë mandat me një eksperiencë shumë të madhe dhe të re. Falë procesit të rindërtimit.
Ky 4 vjeçar është koha për të hedhur themelin e një përkujdesje të re shoqërore.