Hapësire reklamuese

Aktualitet

Thoma Gëllçi kërkon lirimin në Apel: Vuaj nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë

Shkruar nga Newsbomb
Thoma Gëllçi kërkon lirimin në Apel: Vuaj nga

Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi ka kërkuar lirimin në gjykatën e Apelit të GJKKO.

Ka qenë avokati i tij, Dorian Matlia i cili ka pretenduar se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Gëllçi pretendon se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, pasi se vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë dhe që nuk ofrohen në qelitë e paraburgimit. Ai ka paraqitur edhe një sërë raportesh mjekësore për të cilat thotë se provojnë sëmundjet që ai ka.

Gëlliçi u arrestua me urdhër të SPAK për mashtrim me tenderat, konkretisht një tender të vitit 2018 për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afërsisht 1 mln dollarë me TVSH.

Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim.

Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll