Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Thirrjet për vorio-epirin në paradën ushtarake greke, Idrizi akuzon Ramën: Me heshtjen e tij miraton pretendimet e Athinës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka dënuar thirrjet për të ashtuquajturin vorio-epir, gjatë paradës ushtarake greke, në kuadër të festës kombëtare të Greqisë.

Gjatë një deklarate për mediat, PDIU me një krye Shpëtim Idrizin i konsideron këto thirrje si provokim, në një kohë kur të dyja vendet janë anëtare të NATO-s.

Heshtja e Ramës, thekson PDIU, si sjellje inferiore ndaj palës greke është aprovim për pretendimet e Athinës ndaj Shqipërisë.

Deklarata e PDIU

Gjatë paradës ushtarake të organizuar me rastin e festën kombëtare të Greqisë, u dëgjuan thirrje për vorio-epirin për të cilat shteti shqiptar ende nuk ka reaguar.

Në një kohë kur kryeministri në ikje i Shqipërisë, Edi Rama, pretendon se kemi marrëdhënie të mira me Greqinë dhe se po punojnë për t’i dhënë zgjidhje problemeve shumëvjeçare, në këtë shtet fqinj vazhdojnë provokimet e rënda dhe rikthimi i fantazmave të vjetra të pretendimeve territoriale.

Këto fyerje duhet të ngjallnin reagimin e menjëhershëm të institucioneve të shtetit shqiptar dhe të trajtohen me seriozitet edhe në Bruksel, në kuadër të Aleancës së Atlantikut Verior.

Mirëpo Z. Rama është duke heshtur dhe heshtja në këtë rast do të thotë aprovim.

Ato thirrje fyejnë popullin shqiptar dhe përbëjnë pretendime të hapura territoriale që janë të papranueshme në kushtet kur dy shtetet tona janë tashmë aleatë në kuadër të NATO-s. Bëjmë thirrje ndaj ministres së jashtme Olta Xhaçka, që të ndërpresë fushatën ku është tërësisht e fokusuar, dhe të kthehet në zyrë për të bërë sadopak detyrën e drejtimit të diplomacisë shqiptare.

Në një rast të tillë është e domosdoshme që të thirret ambasadori i Greqisë për sqarime dhe të kërkohet nga qeveria greke një distancim prej këtyre thirrjeve të njerëzve të tyre në uniformë.

Kjo ngjarje e ripërsëritur, shërben gjithashtu si dëshmi që me qeverisjen deritanishme të kryeministrit Rama, Republika e Shqipërisë do të sillet vetëm si inferiore dhe e nënshtruar ndaj Greqisë.

Prandaj me këtë qeveri jo vetëm që nuk do të mund të kemi një avancim të çështjes Çame , por do të kemi një tolerim dhe inkurajim të mëtejshëm të orekseve shoviniste të qarqeve ekstremiste në Athinë.

Prandaj me këtë qeveri jo vetëm që nuk do të mund të kemi një avancim të çështjes Çame , por do të kemi një tolerim dhe inkurajim të mëtejshëm të orekseve shoviniste të qarqeve ekstremiste në Athinë.

166016016 4049259025138345 6602036215248483962 n
165491852 4049259031805011 1838584966927533161 n

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img