Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Thirrjet e europianëve për lumin Vjosa, Rama: Jo moral nga ndotësit më të mëdhenj

Shkruar nga Newsbomb
Thirrjet e europianëve për lumin Vjosa, Rama: Jo moral nga

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në prezantimin e tre ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës.

Tre kompanitë garuese vijnë nga Hollanda, Danimarka dhe Spanja. Gjatë fjalës së tij, Rama, i është përgjigjur kritikave të ambientalistëve europianë për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Kryeministri tha se qeveria e tij nuk pranon leksione morale nga europianët, pasi sipas tij edhe ata kanë pasur lumenj të egër, por që i kanë “zbutur” rrugës për qëllime të caktuara.

Ai u shpreh se kushdo që i kërkon llogari Shqipërisë për mënyrën si mbrohet natyra, duhet të marrë si shembull Parkun Kombëtar të Vjosës.

Rama tha se nuk ka asnjë vend në Europë, të paktën, që të ketë një Park Kombëtar, i cili e përshkon të gjithë trupin e vendit.

“Nuk ka asnjë vend në Europë sot që të ketë një lum të egër, gjë për të cilën shpesh herë kemi qenë të detyruar t’ua kujtojmë miqve europianë kur këmbëngulnin se duhet ruajtur lumi i fundit i egër në Europë. Që po, patjetër duhet ruajtur, por më parë sesa të na japin neve leksione sesi ruhet një lum i egër duhet të kujtohen që të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjerë të Europës, por ata i kanë zbutur për qëllime që natyrisht nuk kanë pasur të bëjnë me mbrojtje të natyrës”, tha kryeministri, Edi Rama.

Më tej kryeministri tha se qeverisë i është dashur kohë për të marrë vendimin e shpalljes së lumit park kombëtar.

“Cilido që do të jetë përballë nesh për të na treguar si mbrohet natyra, si duhet të jemi të vetëdijshëm për mbrojtjen e natyrës, se si nuk duhet të prekim asgjë rreth e rrotull, ne do t’i kujtojmë Parkun Kombëtar të Vjosës. Është një nga vendimet më të mëdha, më të guximshme dhe më të rëndësishme për të ardhmen që një qeveri mund të merrte. Nuk është e rastit që edhe në forumin global si ai në Montreali, ky ishin mbledhur shtete më të mëdha dhe më tepër resurse se sa Shqipëria dhe me shumë më tepër natyrë për të mbrojtur se sa Shqipëria ky vendim është konsideruar si një vendim realisht i fortë dhe i admirueshëm për këtë. Por të admirosh këtë vendim duke parë Shqipërinë nga larg dhe duke u kujtuar vetëm për zogjtë, për peshqit dhe për lulet, pa patur parasysh komunitete dhe njerëz dhe familje, të rinj e të reja që duhet të kenë perspektivë ekonomike në gjithë atë territor dhe duhet të kenë arsye për ta parë të ardhmen e tyre në atë territor është shumë e lehtë. Ndërsa ta shohësh të parën duke mos e harruar kurrë të dytën është sfidë më vete, dhe jemi të gatshëm ta përballim”, u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese