Hapësire reklamuese

Aktualitet

Thirrje për dhunë në zgjedhje, nën hetim kryebashkiaku i Mallakastrës

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj është vënë nën hetim.

Shkak për këtë është bërë thirrja e këtij të fundit për nxitje të dhunës në procesin zgjedhor.

Burime nga blutë bëjnë të ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale "Thirrje për veprime të dhunshme".

Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër A.K. dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale "Thirrje për veprime të dhunshme", në lidhje me procesin zgjedhor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll