Hapësire reklamuese

Politikë

“Thirrja ‘të hetohet Rama’ për aferën McGonigal, është e kotë”, Ylli Manjani bën analizën: Çfarë ligji ka shkelur në Shqipëri?! Doni të hetohen, trutë e gomarit?!

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri Ylli Manjani analizon se përse kryeministri Edi Rama nuk mund të hetohet nga drejtësia shqiptare për aferën e McGonigal.

Ai thotë se edhe nëse është e vërtetë që Rama ka korruptuar FBI, atëherë nuk ka shkelur ndonjë ligj në Shqipëri, por është drejtësia Amerikane që duhet ti kërkojë llogari.

Ai po ashtu shkruan se edhe nëse kreu i qeverisë ka përdorur FBI për të shpallur nongrata disa politikanë e bisnesmenë, sërish nuk ka shkelur ligj të Shqiprisë dhe nuk ka se si të hetohet për këtë.

“Këtu pyetja shtrohet, si ka mundësi që gjithë ajo Amerikë merret me kësi pisllëqesh të vogla, por këtu ska faj "pisi" hiç. Përkundrazi, bravo i qoftë që e përdor Amerikën për të sunduar dhe për t'i futur trutë e gomarit popullit të vet. E përdor për të larguar kë ti dojë qejfi me formulën "qe lala durt".

Tani çfarë doni të hetohen, trutë e gomarit?! Janë shumë që i kanë ngrënë ato tru dhe skanë vend burgjet... Me thënë të drejtën nuk shoh asnjë arsye për hetime juridike”, shkruan Manjani ndër të tjera.

Postimi i plotë:

It is over.

***

Thirrja "të hetohet Edi Rama" për aferën Mcgonigal, është e kotë. Dëshpëruese. E pakuptimtë.

E kuptoj dëshirën e shumëkujt për të parë në burg Edi Ramën, por çështja "Mcgonigal" nuk më duket se është rasti i duhur.

Ti marrim me radhë gjërat. Për çfarë duhet hetuar, gjykuar e dënuar Edi Rama?

  1. Ka korruptuar FBI-në?

Dakord po çfarë ligji ka shkelur në Shqipëri?! Nëse ka krim, ndëshkimi duhet të vijë nga drejtësia Amerikane, për llogari të ligjit e interesit Amerikan, jo nga ligji ynë. Nëse Amerika e mbyll këtë hesap, ç'punë kemi ne?!

E di si është puna?

Në këto kushte, zotin ja ka lujt FBI edhe Amerikës bashkë me të more. Na hapën barkun korrupsioni, korrupsioni. Këta qenkan vetë të korruptuar. Çfarë doni të hetohet më shumë, nuk u mjafton kjo?!

  1. Ka përdorur FBI për të goditur opozitën që ka paguar para jashtë ligjit për lobbing në Amerikë.

Po për çfarë duhet hetuar Rama në këtë çështje? Që Luli ka paguar dollarë (500 000 të tilla) pa burim të ligjshëm?!

Po duhet hetuar Luli për këtë Jo Rama. Bile as Mcgonigal, i cili pavarësisht motivit, ka nxitur një hetim atje për këtë punë. E ka bër Luli krinin, jo ata që ja zbuluan.

Në ka hetim për të bërë Shqipëria në këtë çështje është, përse kjo çështje u mbyll dhe, përse rezultatet e hetimit në Amerikë nuk iu vunë në dispozicion drejtësisë në Shqipëri?

Në këtë pikë Rama ka qënë tërësisht legjitim që ka kërkuar hetime qoftë edhe ndaj kundërshtarit të tij, me të cilit kishte bërë edhe marrëveshje politike.

  1. Ka përdorur FBI për të shpallur nongrata disa politikanë e bisnesmenë?

Po, dakord, cili është ligji që ka shkelur?!

Cili politikan nuk do ta përdorte këtë mjet, dmth pushtetin e Amerikës, për të dobësuar kundërshtarin,apo qoftë edhe për të larguar nga oborri disa shushunja?!

Këtu pyetja shtrohet, si ka mundësi që gjithë ajo Amerikë merret me kësi pisllëqesh të vogla, por këtu ska faj "pisi" hiç. Përkundrazi, bravo i qoftë që e përdor Amerikën për të sunduar dhe për t'i futur trutë e gomarit popullit të vet. E përdor për të larguar kë ti dojë qejfi me formulën "qe lala durt".

Tani çfarë doni të hetohen, trutë e gomarit?! Janë shumë që i kanë ngrënë ato tru dhe skanë vend burgjet...

Me thënë të drejtën nuk shoh asnjë arsye për hetime juridike.

Ka vetëm një çerek arsye që ka të bëjë me barazinë para ligjit. Dmth përderisa hetohet dhe në burg madje Safeti që la mend'të për të tredhur qentë (nuk e di ç'vepër penale ka bërë), përse të mos hetohet edhe Rama për gjithë këtë vorbull.

Por ky argument është luks në kushtet kur kemi pranuar kolektivisht që nuk ka barazi para ligjit. Plus në këtë rast, krahasimi i Ramës me Safetin do ishte barazi para paligjshmërisë...

Ndaj them se kush ka sy në ballë e mend në kokë e kupton se keqqeverisemi nga një pazarxhi e manipulator. Kjo është arësye e mjaftueshme për ta larguar nga qeverisja dhe nga politika. Por këtë detyrë të popullit shqiptar nuk ja bën dot as drejsia e as Amerika që u korruptoka edhe për gjëra të vogla.

Ne takat me hetu e gjyku Amerikën nuk kemi. Kështu që it's over.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese