Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Thirrja në Komisionin Hetimor, Ilir Meta i përgjigjet Kuvendit: Presidenti ka qenë transparent me popullin, çdo akt është publik

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta i përgjeigjet Kuvendit për ftesën e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij. Sipas Metës, kërkesa në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

Presidenti Meta i thotë Kuvendit se të gjitha vendimet dhe aktet e tij, janë publike dhe në përmbushje të detyrimit kushtetues që ai ka, duke qenë transparent me popullin.

Meta thekson se sipas tij Komision Hetimor, është ngritur në shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe Rregullores së Kuvendit, si produkt i një veprimtarie të tërë parlamentare fiktive, duke krijuar një strukturë hetimore që nuk ka tashmë as legjitimitet për të vepruar.

Kreu i shtetit kujton se Kuvendi tashmë pas zgjedhjeve të zhvilluara më 25 prill 2021, ndodhet në një periudhë tranzitore, që i duhet të qëndrojë në detyrë si një detyrim kushtetues, por nuk ka as kohë dhe as legjitimitet të ndërmarrë iniciativa për asnjë lloj veprimtarie hetimore, ndaj askujt, dhe për asnjë arsye.

Letra e Metes per Komisionin Hetimor by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img