Hapësire reklamuese

Aktualitet

Thirrja e Varhelyi për Reformën Zgjedhore, reagon Basha: Opozita është e angazhuar për ta përfunduar

Shkruar nga Newsbomb

Kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili ka kërkuar nga Këshilli Politik në Shqipëri të bëjnë edhe një sforco të fundit për të arritur një marrëveshje në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shprehet se opozita është plotësisht e angazhuar dhe kontribuon për të përfunduar reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të drejtë zgjedhjesh.

‘Faleminderit Oliver Varhelyi për angazhimin tuaj për një konsensus të të gjitha palëve për reformën zgjedhore në Shqipëri: opozita është plotësisht e angazhuar dhe kontribuon për të përfunduar reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të drejtë zgjedhjesh’, shkruan Basha.

Kujtojmë se afati për të arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore mbaroi në 31 maj, por palët kanë shprehur gatishmërinë për t'u ulur edhe njëherë në bisedime, të nxitur edhe nga ndërkombëtarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu