Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Thirrja e presidentit Meta: Becchetti është vetëm fillimi, në 25 Prill t’i çojmë para drejtësisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta sulmon qeverinë Rama lidhur me dëmshpërblimin ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti, dhe bën thirrje për “referendum popullor” në 5 prill.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se pagesa e dëmshpërblimit mbi 100 milionë euro pas humbjes së gjyqit, është “shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve” dhe “grabitje e të ardhurave buxhetore”.

Postimi i plotë i Metës:

Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve.

Është një grabitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB (27%) të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane.

Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë, shpërdoruesit e parave të shqiptarëve.

spot_img

Më shumë

spot_img