Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
33 %
2.1kmh
0 %
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
13 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Thirrja e mjekut: Nëse nuk e keni kaluar ende COVID-in dhe ju dhimbset jeta juaj, vaksinohuni! Lërini konspiracionistët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku Erion Dasho bën thirrje për vaksinim të qytetarëve. Ai thotë se ata që nuk e kanë kaluar Covidd dhe ju dhimbset jeta e tyre, duhet të bëjnë sa më parë vaksinën anti-Covid. Lërini konspiracionistët, shkruan ai.

“Izraeli, vendi lider në botë përsa i takon aftësisë për të siguruar informacion, ka vaksinuar 90% të popullsisë mbi 12 vjeç me një dozë, 82% me dy dhe rreth 25% me tre. Ushtria amerikane, më e forta në planet, e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-it.

Sipas konspiracionistëve shqiptarë dhe botërorë, as vendi me agjencitë më të afta të zbulimit në botë dhe as vendi me ushtrinë më të fortë në botë nuk paska “vizionin” dhe “aftësinë” për të kuptuar se vaksina “fut çipa”, “shkatërron ADN-në”, “shkakton vdekje”, “nuk ka asnjë efekt mbrojtës”, etj, etj…”, shkruan Dasho.

Erion Dasho: A KA VEND ENDE PËR KONSPIRACION?!

Izraeli, vendi lider në botë përsa i takon aftësisë për të siguruar informacion, ka vaksinuar 90% të popullsisë mbi 12 vjeç me një dozë, 82% me dy dhe rreth 25% me tre. Ushtria amerikane, më e forta në planet, e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-it.

Sipas konspiracionistëve shqiptarë dhe botërorë, as vendi me agjencitë më të afta të zbulimit në botë dhe as vendi me ushtrinë më të fortë në botë nuk paska “vizionin” dhe “aftësinë” për të kuptuar se vaksina “fut çipa”, “shkatërron ADN-në”, “shkakton vdekje”, “nuk ka asnjë efekt mbrojtës”, etj, etj…

Të dashur bashkëatdhetarë!

Nëse dikush preket nga COVID në Gjermani, SHBA apo Izrael, sistemi shëndetësor bën të pamundurën për ta shpëtuar duke i ofruar deri edhe mushkëri artificiale dhe transplant mushkërie!

Ju jetoni në një vend me sistem shëndetësor inekzistent që pak muaj më parë la mijëra shqiptarë të vdisnin në shtëpi dhe familjarët e tyre të kërkonin oksigjen në tregun e zi. Fatlumët u hipën avionëve apo u kuruan në spitalet private duke paguar dhjetëra mijëra euro. Një pjesë e madhe ishin shumë vonë dhe u kthyen të vdekur nga Italia e Turqia!

Nëse nuk e keni kaluar ende COVID-in dhe ju dhimbset shëndeti dhe jeta juaj, vaksinohuni!

Lëreni konspiracionin për vendet dhe shoqëritë që e kanë luksin ta diskutojnë atë…

Më shumë




spot_img








spot_img