Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Thirrja e Metës për kandidat të përbashkët, Berisha: Do flasim me aleatët, ama primaret e PD nuk ndalen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se PD do të përfshihet në bisedime me aleatët, pas thirrjes publike të bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, i cili tha se opozita duhet të dalë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023.

“Ne do ulemi me aleatët. Me LSI… me Partinë e Lirisë. Dhe me aleatët e tjerë dhe do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit. Ama ne nga primaret kurrsesi nuk mund të largohemi. Nëse ne largohemi s’jemi më ne. Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret”, tha Berisha.

Megjithatë, nesër PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të diskutuar për primaret. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se ky proces nuk mund të ndalet, pavarësisht uljes në bisedime me aleatët opozitarë.

“Ama asnjë nga këto vendime nuk mund të vërë në diskutim primaret. PD nuk mund të imagjinojë të mos përdorë sistemin e primareve sepse këtë risi solli dhe kësaj risie i qëndron”, vijoi Berisha.

Më shumë




spot_img








spot_img