Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Thirrja e fortë e Ilir Metës nga Baku: Hapni portet e Detit të Zi, përndryshe 300 milionë njerëz do të përballen me krizë ushqimore

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta në Forumin Global të Bakusë në Azerbajxhan ka bërë thirrje që protat e Detit të Zi të hapen, përndryshe do të kemi një krizë ushqimore.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ka bërë me dije se qindra miliona njerëz në të jgithë botën varet nga ushqimi që vjen përmes protave të Detit të Zi.

Sipas presidentit shqiptar udhëheqësit e botës duhet të bëjnë çdo gjë të mundshme për t’i sjellë tregjet në stabilitet përpara se gjërat të përkeqësohen.

“Pasojat e luftës në Ukrainë kanë shkaktuar efekte valëzuese në mbarë globin në furnizimin me ushqime, sepse Ukraina dhe Rusia përbëjnë dy nga ‘shportat e bukës’ që furnizojnë botën me 30% të grurit dhe 20% të misrit.

Ndaj dhe në Forumin IX Global të Bakusë nënvizova se për momentin, çmimi i ushqimit është problemi numër një.

Deri në vitin 2023 do të përballemi vërtet me një problem të disponueshmërisë së ushqimit, duke pasur parasysh se rreth 300 milionë njerëz në mbarë botën janë tashmë të pasigurtë përsa i përket ushqyerjes, sipas Programit të Ushqimit Botëror.

Të gjitha portet e Detit të Zi duhet të hapen dhe funksionojnë, përndryshe do të gjendemi me një shpallje lufte ndaj sigurisë globale të ushqimit dhe kjo do të prodhonte uri, destabilizim dhe migrim masiv kudo.

Qindra miliona njerëz në mbarë botën varen nga ushqimi që vjen përmes këtyre porteve.

Udhëheqësit e botës duhet të bëjnë çdo gjë të mundshme për t’i sjellë tregjet në stabilitet përpara se gjërat të përkeqësohen, sepse, në terma afatgjatë, çmimet globale të ushqimeve do të rriten edhe më shumë si rezultat i rolit të Rusisë si prodhuesi kryesor i plehrave të nevojshme për të korrat.”, shkruan Meta.

Më shumë