Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Thirrja e dëshpëruar nga Mariupoli: Mijëra civilë të bllokuar, Rusia po i bombardon pa pushim

Shkruar nga Newsbomb
Thirrja e dëshpëruar nga Mariupoli: Mijëra civilë të

Mijëra civilë kanë mbetur të bllokuar në metalurgjikun e qytetit të Mariupolit, e konsideruar si fortesa e vetme që s’ka rënë në duart e ushtrisë ruse.

Alarmin e ka dhënë komandanti i regjimentit Azov, Denis Prokopenko përmes një postimi në Telegram.

Ai thotë se të moshuar, gra e fëmijë, familjarë të tyre dhe civilë të tjerë janë bllokuar në “Azovstal”, fabrika më e madhe në Europë për përpunimin e hekurit dhe çelikut dhe baza e fundit e ushtarëve ukrainas në Mariupol. Ai kërkon hapjen urgjente të korridoreve humanitare për evakuuimin e tyre.

“Jam komandanti i regjimentit Azov, Denis Prokopenko. I bëj thirrje liderave të botës. Në këto momente në Mariupol, në “Azovstal” qindra civilë janë duke u strehuar. Mes tyre ka njerëz të të gjitha moshave, gra, fëmijë, familje. Po strehohen në tunele dhe bunkere. Streha e tyre e vetme është pranë ushtarëve ukrainas, të cilët ende po e mbrojnë qytetin nga pushtuesit rusë.

Forcat ruse dhe ato të Donetsk dhe Luhansk po bombardojnë qëllimisht fabrikën. Po hidhen bomba me rënie të lirë, raketa anti-bunker, të gjitha llojet e artilerisë si nga toka dhe nga deti. Spitalet, kinematë, shkollat janë shkatërruar tashmë, kjo është streha e vetme e këtyre civilëve. Nevojitet hapja e menjëhershme e korridorëve jeshilë për evakuuimin e tyre, ushtarëve të plagosur dhe atyre të vrarë”, shkruan ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll