Hapësire reklamuese

Politikë

Thirrja e deputetit të LSI: SHBA dhe BE flisni sot, nesër është shumë vonë...

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook akuzon kryeministrin Edi Rama se po asgjëson Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të reformës në drejtësi.

Vasili i bën thirrje BE dhe SHBA të flasin sot, pasi sipas tij nesër do jetë shumë vonë. Sipas Vasilit rekomandimet negative të OMN-së për disa kandidatë të shoqërisë civile nuk janë marrë parasysh.

Reagimi i plotë:

Kryeministri e asgjësoi ONM-në. BE dhe SHBA flisni sot, nesër është shumë vonë...

Kryeministri shkatërroi përfundimisht reformën në drejtësi duke asgjësuar edhe Operacionin Ndërkombetar të Monitorimit (ONM).

ONM ishte garancia ndërkombetare e kushtetuese e reformës në drejtësi.

ONM ka dhene opinion negativ për disa kandidatë të shoqerisë civile, por mëkëmbesi i kryeministrit, sekretari i përgjithshem i kuvendit të shqipërisë, i përbuz, nuk pyet fare dhe i konsideron normal.

Edi Rama e përzuri perfundimisht edhe monitorimin ndërkombetar nga reforma ne drejtesi.

BE dhe SHBA garantuan shqiptaret se ONM do te ishte syri i tyre ne reformen ne drejtesi ndaj i besuam dhe e vume ne Kushtetute.

ONM u asgjesua nga kryeministri me qellimin e vetem qe ai ka: kapjen e drejtesise.

Pra BE dhe SHBA nuk kane me sy ne zbatimin e paanshem te reformes ne drejtesi.

Kujt ti besojme tani ????

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu