Hapësire reklamuese

Politikë

Thirrja e BE për mazhorancën e opozitën, reagon Rama: Plotësisht dakord! Kush iku nga Kuvendi…

Shkruar nga Newsbomb

Pas thirrjes së zyrës së BE në Tiranë që mazhoranca dhe opozita të dialogojnë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama thotë se është plotësisht dakord me thirrjen e delegacionit të BE.

Kryeministri shprehet se kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë.

‘Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik,penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!’, shkruan Rama.

Ditëve të fundit retorika e kryeministrit Rama ndaj opozitës ka ndryshuar.

Shefi i qeverisë duket gjithnjë e më i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën edhe pse kjo e fundit ka dalë nga sistemi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu