Hapësire reklamuese

Politikë

Thirrja e Bashës në Prokurori, reagon Sekretari Bardhi: Nuk e kanë kuptuar ende që kanë marrë fund

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas urdhrit për paraqitje e Lulzim Bashës në Prokurorinë e Tiranës në kuadër të hetimit për fondet e lobimit në Shtetet e Bashkuara.

Bradhi i cilëson akuzat si politike dhe qesharake nga prokurorët e korruptuar të Ramës pasi ka rënë në hall të madh dhe do të shfokusojë vëmendjen nga skandali me Avdylajt.

Më tej, sekretari i PD përmend një sërë çështjes sipas të cilit Rama mundohet t'ju shmanget duke duke risjell në vëmendje lobimin e Partisë Demokratike në SHBA.

POSTIMI I PLOTË I GAZMENT BARDHIT:

Akuza politike dhe qesharake, kundër Kryetarit të Opozitës dhe dy kolegëve të Partisë Demokratike z. Ristani dhe z. Dervishi, është përdorur nga prokurorët e tij të korruptuar, sa herë shefi i tyre politik Edi Rama ka patur një hall të madh dhe ka qenë e nevojshme shfokusimi i vëmendjes së qytetarëve nga skandalet e Kryeministrit të Avdylajve.

Të gjithë mbajnë mend se:

  • · Çështjen e nisën në kohën kur kërkohej arrestimi i Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe Edi Rama pengonte prokurorinë të bënte detyrën, derisa e vuri atë nën kontroll të plotë.
  • · Çështjen e sollën në vëmendje kur doli në publik skandali i vëllait të Fatmir Xhafës, akuzuar po ashtu si trafikant ndërkombëtar droge, dhe u provua se Qeveria kishte manipuluar hetimet.
  • · Çështjen e risollën në vëmendje të opinionit publik, deri me deklarata të paprecedenta të prokurorisë, kur u provua bashkëpunimi i Vangjush Dakos për të blerë votat me një trafikant ndërkombëtar droge.
  • · Çështjen e rihedhin për konsum publik edhe tani, kur Edi Rama është faktuar se është organizatori i skemës së bashkëpunimit të Partisë Socialiste me krimin e organizuar.

Shqiptarët nuk janë budallenj, edhe pse 4 prokurorë të korruptuar, bashkë me urdhëruesin politik të tyre Edi Rama, i kujtojnë për të tillë! Budallenjtë e vetëm janë këta që nuk kanë kuptuar ende që kanë marrë fund, dhe detyrohen të bëjnë veprime të dëshpëruara.

Udhë e mbarë drejt humnerës që ju pret!

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.