Hapësire reklamuese

Rajoni

Thirrja e ambasadës së SHBA në Kosovë: Autorët e dhunës seksuale në Kosovë të dalin para drejtësisë!

Shkruar nga Newsbomb
Thirrja e ambasadës së SHBA në Kosovë:  Autorët e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka kërkuar që të vendoset drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

SHBA gjithashtu ka deklaruar se institucionet duhet të angazhohen maksimalisht në vendosjen e drejtësisë.

“Është koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë autorët, pavarësisht nga prejardhja, etnia, apo lidhjet politike”, shkruan ambasada e SHBA në Kosovë.

Javën e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vite burg ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiç, për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale, gjatë luftës në Kosovë.

Theksojmë se kjo ka qenë hera e parë që dikush është dënuar për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës.

Sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet, gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998/99, kanë qenë rreth 20 mijë raste të përdhunimeve seksuale nga pjesëtarë të forcave serbe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu