Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Thirrën Dritan Lelin ‘të japë llogari’ para Ramës, eksperti: Këshilli Bashkiak kërkon t’i bëjë gjyq publik, ndodh kur njësohen pushtetet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli Bashkiak i Vlorës thirri në një mbledhje kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli për të reflektuar për punën e tij, madje duke kërkuar që të pranishëm të jenë kryeministri Edi Rama dhe deputetë.

Për analistin e njohur Afrim Krasniqi, kjo shkresë që del nga një Këshill Bashkiak një partiak, dhe që kërkon llogaridhënie për kryebashkiakun Leli duke qenë i pranishëm dhe Edi Rama, është shembull i njësimit të pushteteve, vendore, qendrore, ekzekutive dhe legjislative, duke shmangur në këtë mënyrë mekanizmat e posaçëm që i japin pavarësinë pushtetit vendor.

Krasniqi thotë se një shkresë e tillë nuk mund të prodhohet as nga “imagjinata kinematografike”.

“…për pasojë deputetët nuk e duan kryetarin, tani këshilli bashkiak si në modelin e këshillit të lagjes/frontit është gati të bëjë gjyqin publik, – një koncept politik dhe mentalitet që duhej të ishte lënë pas më 17.12.1990, ditën kur me dekret u miratua pluralizmi politik dhe mori fund sistemi njëpartiak në Shqipëri”, shprehet Krasniqi.

Komenti i plotë:

Sistemi ynë qeverisës ka pushtet qendror dhe vendor, ka ndarje e balancë pushtetesh, ka autonomi dhe pavarësi institucionesh. Kushtetuat e RSH është garanci e këtij parimi. I vetmi zyrtar në Shqipëri i zgjedhur direkt nga qytetarët është kryetari i bashkisë. Por, kur balancat prishen dhe pushtetet njësohen, konceptet kushtetuese dhe të demokracisë injorohen. Ja një shembull tipik: këshilli bashkiak Vlorë, megjithëse i përket pushtetit lokal, pra është autonom dhe i pavarur, por që nga ana tjetër i përket vetëm një partie politike, me shkresë zyrtare kërkon mbledhje llogaridhënie për kryetarin e bashkisë ku të jetë i pranishëm kryeministri (kryetari i partisë) dhe deputetët (të cilët janë të vetëm kësaj partie)! Pra, këshilli bashkiak i zgjedhur me listë të mbyllur partie thërret në ndihmë dy pushtete të tjera (ekzekutivin dhe legjislativin) për ti kërkuar llogari të vetmit pushtet të zgjedhur nga qytetarët, kryetarit të bashkisë.

Si ekspertë të shtetit të së drejtës këshilli bashkiak Vlorë na ka bërë një dhuratë sepse ka prodhuar një dokument/dëshmi, të cilin as në imagjinatën kinematografike nuk mund ta gjejmë, por si qytetarë dhe taksapagues akte të tilla na tregojnë sesa i deformuar është sistemi përfaqësues në Shqipëri, sa minimale është kultura politike e ligjore tek ata që duhet të jenë përfaqësuesit/vendimmarrësit tanë dhe se çfarë pasojash sjell për shtetin e së drejtës njësimi partiak i pushteteve legjislativ-ekzekutiv-qendror-vendor! Nëse shqetësimi i këshilltarëve është legjitim, (nuk kam arsye të dyshoj se nuk është legjitim), ligji parashikon mekanizma të qartë sesi krijohen komisionet hetimore dhe sesi i kërkohet llogari kryetarit të bashkisë. Këshilli nuk ka preferuar të ndjekë rrugën ligjore, por linjën partiake: shefi i partisë nuk e do kryetarin sepse nuk dha dorëheqje, për pasojë partia nuk e do kryetarin, për pasojë deputetët nuk e duan kryetarin, tani këshilli bashkiak si në modelin e këshillit të lagjes/frontit është gati të bëjë gjyqin publik, – një koncept politik dhe mentalitet që duhej të ishte lënë pas më 17.12.1990, ditën kur me dekret u miratua pluralizmi politik dhe mori fund sistemi njëpartiak në Shqipëri!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img