Hapësire reklamuese

Aktualitet

Thikë vetes në mesnatë, pas ndërhyrjes në spital mjekët e Vlorës zbulojnë shkakun

Shkruar nga Newsbomb

Një person ka mbërritur i përgjakur në spitalin rajonal të Vlorës gjatë natës së mbrëmshme.

Sipas policisë,  rreth orës 03:30, në Spitalin Rajonal Vlorë, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi Ç.F., 68 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera të policisë, dyshohet se ky person ka dëmtuar veten me mjet prerës thikë në ambientet e banesës së tij në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.

Gjithashtu, nga deklarimet e familjarëve, dyshohet se i lënduari e ka kryer aktin në depresion e sipër pasi vuan prej kohësh nga skleroza.

Personi i dëmtuar ndodhet në ambientet e spitalit, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.