Hapësire reklamuese

Aktualitet

Theu xhamin e urgjencës pasi nuk po i mjekonin të atin, policia arreston të riun në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Theu xhamin e urgjencës pasi nuk po i mjekonin të atin, policia

Mbrëmjen e sotme një situatë aspak e këndshme u krijua në urgjencën e spitalit të Durrësit, ku familjarët e një pacienti thyen xhamat e derës kryesore, për shkak të vonesës në dhënien e trajtimit mjekësor.

U nevojit ndërhyrja e forcave të policisë, të cilët arrestuan të riun.

Xhaxhai i të riut të shoqëruar i tha Fax News, se vëllai i tij për më shumë se dy orë e gjysmë ishte lënë në derën e urgjencës, pa i dhënë asnjë ndihmë mjekësore.

Kjo ka irrituar të riun, e shqetësuar për shëndetin e të atit, duke e detyruar që të thyente xhamin në mënyrë që të kishte komunikim të drejtpërdrejtë me mjekun.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll