Hapësire reklamuese

Aktualitet

Theu xhamat në komisiariatin e policisë dhe tentoi të godasë efektivët, arrestohet “i forti” në Kukës

Shkruar nga Newsbomb
Theu xhamat në komisiariatin e policisë dhe tentoi të godasë

Një 37 vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit. Ai ka thyer me sende të forta xhamat e Zyrës së pritjes në Komisariatin e Policisë Kukës, si dhe gjatë shoqërimit ai ka kundërshtuar dhe ka tentuar që të godasë efektivët e policisë.

I riu akuzohet për disa vepra penale që nga “Shkatërrimi i pronës”, e deri tek “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” e mbetur në tentativë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” e mbetur në tentativë, shtetasin J. H., 37 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi ka thyer me sende të forta xhamat e Zyrës së Pritjes të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka tentuar të godasë punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese