Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Theu xhamat dhe vodhi tre lokale brenda ditës, arrestohet i riu në Has

Lajme të ngjashëm

Policia e Hasit ka arrestuar një 25-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje me thyrje të tre lokaleve në qytetin e Krumës.

Në pranga është vënë shtetasi  K.Ll., banues në fshatin Kishaj.

Sipas njoftimit të policuisë ky shtetas ka thyer xhamat e tre lokaleve në qytetin e Krumës, duke marrë një sasi lekësh dhe pije.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, 25 vjeçari dyshohet se është edhe autor i vjedhjes së një lokali, po në qytetin e Krumës, ngjarje e ndodhur më datë 21 maj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën  penale “Vjedhja”.

 


Më shumë