Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Theu” rrjetet sociale me lidhjen e saj me Beartin, Tea flet për herë të parë për marrëdhënien që ka me Andin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8821e7b4d6d04917aa01a25537b5844e

Tea Trifoni disa javë më parë ‘theu’ rrjetet sociale me një foto ku kishte dalë me Beartin, një foto të publikuar nga ajo vetë në llogaritë e saj personale.

Ajo dhe Bearti për herë të parë pranuan që ishin të lidhur së bashku duke ngritur dyshime të mëdha nëse lidhja që ajo kishte më parë me Andin në “Përputhen” kishte qenë ndonjëherë e vërtetë apo jo.

Tea vendosi që për herë të parë të fliste publikisht për këtë ngjarje sensitive. Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Tea tregoi versionin e saj të ngjarjes ku historia e dashurisë me Beartin kishte nisur kohë më parë, që në momentin që ai ishte larguar nga “Përputhen”.

“Thonë që çudia më e madhe tri dit zgjat, por kjo e imja zgjati për 3 javë. Historia ime dhe e Beartit nisi pasi ai u largua nga programi dhe të gjithë e dinin këtë gjë, madje dhe vetë produksioni. Andi është një mik i mirë i imi, asgjë më shumë”, u shpreh Tea.

Tea në vazhdim tregoi se jeta e saj vazhdon të jetë po njësoj pavarësisht ndodhive, madje ajo shtoi: “Publiku i gjerë kishte krijuar imazhin e tyre për mua, por unë nuk mund të zgjedh dashurinë e jetës sime në bazë të mendimeve të tyre. Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem.”

Në fund të intervistës Tea rrëfeu se nuk kishte në plan që t’i rikthehej botës së televizionit, por se dëshironte që të vazhdonte të jetonte jetën e saj e qetë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img