Hapësire reklamuese

Bota

Theu orën policore, policët detyrojnë qytetarin të bëjë 300 pompa në mes të rrugës, burri ndërron jetë

Shkruar nga Newsbomb
Theu orën policore, policët detyrojnë qytetarin të

Pasi kishte thyer karantinën një burrë nga Filipinet është dënuar nga policia me 300 popa. Një dënim aspak normal I cili I ka kushtuar jetën.

Ai ishte ndaluar nga policia teksa po blinte ujë pas orës 18:00 dhe më pas ata e kishin detyruar që të bënte pompa në mes të rrugës gjë e cila i shkaktoi dhe vdekjen.

Marlo Solero, shef i policisë në Trias City, ka thënë se nuk ka dënim fizik për ata që konstatohet se nuk kanë respektuar orën policore, por vetëm dorëzim tek autoritetet kompetente.

Familjarët e të ndjerit përmes një postimi kanë bërë të ditur se të gjithë që nuk respektojnë orën policore  duhet të bëjnë 100 pompa.

E nëse ata do të dështonin t’i bënin të njëjtën kohë, do të duhej ta përsërisnin serinë, apo t’i bëjnë 300. Kështu të paktën thotë njëri prej personave që ishte me të ndjerin.

Rajoni Cavite në ishullin Luzon, aktualisht gjendet në masa të rrepta të bllokimit total për të zvogëluar numrin e rasteve të reja me koronavirus.

Sondazh

Poll