Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Theu herësit dhe fitoi mandatin e deputetit, Fatmir Xhafaj falenderon socialistët: Mirënjohje pafund!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pasi arriti që të thyejë herësin për t’u futur sërish në Parlament.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj ka falenderuar socialistët, votuesit e qarkut, ekipin dhe familjen e tij.

Ai shkruan se sëbashku me ekipin e fushatës është duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.

Reagimi i plotë:

Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qënë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.

MIRËNJOHJE! Kjo është fjala ime e parë në këto momente. Socialistëve që më dhanë kurajo dhe forcë ta çoj deri në fund këtë betejë! Të gjithë votuesve të qarkut që më vlerësuan për çfarë kam bërë në politikë, për çfarë unë jam dhe për çfarë ata besojnë se mund të vazhdoj të bëj.

Ekipit të jashtëzakonshëm që punoi intensivisht me mua gjatë këtyre muajve me shpresën e madhe se do ja dilnim. Dhe ja dolëm të bënim një fushatë tejet modeste në shpenzime, por të pasur në besim, në kurajo dhe në energji.

Familjes sime të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj beteje dhe miqve tanë të shumtë që si përherë ndër vite u gjendën pranë nesh dhe na mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë.

Në pamundësi për t’ju takuar dhe përshëndetur të gjithëve në këto momente dhe me dëshirën për tu parë e përqafuar së shpejti ju them: Faleminderit! Mirënjohje pafund!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img