Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Theu bojkotin e seancave gjyqësore, i pezullohet licenca për 3 muaj një avokati

spot_img

Lajme të ngjashëm

Merret masa e parë disiplinore ndaj një avokati i cili theu bojkotin e proceseve gjyqësore. Bëhet fjalë për avokatin Nexhip Dauti, të cilit i është pezulluar licenca për 3 muaj.

Kjo masë është marrë këtë të mërkurë nga Komisioni i Disiplinës. Ndërkohë që pritet të merret masë ndëshkimore edhe për 14 avokatë të tjerë.  

Theksojmë se prej një muaji avokatët kanë bojkotuar proceset gjyqësore për shkak të kundërshtimit të hartës së re gjyqësore, duke thënë se kjo do  të sjellë kosoto për qytetarët.

Madje ata kanë paralajmëruar edhe një protestë ditën e nesërmë para Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

“Komisioni Disiplines, sot ne daten 13.06.2022 VENDOSI : Pezullimin e licenses profesionale te Av. Nexhip Dauti per nje periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomes Fier . Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon!”, thuhet në njoftim.

Më shumë




spot_img








spot_img