Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Theu 30 kocka, aktori i njohur bën reagimin e parë pas aksidentit të rëndë teksa pastronte dëborën

Shkruar nga Newsbomb

Aktori i njohur Jeremy Renner mbeti i plagosur rëndë ditën e Vitit të Ri jashtë banesës së tij në Nevada, teksa po pastronte dëborën.

Jeremy Renner vazhdon shërimin e tij pas aksidentit me një mjet borëpastruese që e zotëronte vetë. Aktori i njohur ka bërë një tjetër publikim në rrjetet sociale. Në veçanti, ai ka postuar një foto në Instagram, në të cilën duket se është duke bërë terapi fizike.

Madje, siç ka bërë të ditur edhe vetë, në aksident ka thyer më shumë se 30 kocka, ndërsa falënderon ndjekësit për mesazhet e mbështetjes.

“Këto 30 kocka të thyera do të shërohen, do të bëhen më të forta, ndërsa dashuria me familjen dhe miqtë bëhet më e fortë. Dashuri dhe bekime për të gjithë ju”, ka shkruar ai.

Renner u godit nga një "pajisje jashtëzakonisht e madhe për heqjen e borës" që ai zotëron. Aksidenti ndodhi ndërsa ai pastroi rrugën e tij. Aktori pësoi traumë të hapur në gjoks dhe lëndime ortopedike, për tani është duke u rikuperuar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese