Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Theri me thikë rojen në Zvicër, Gjykata jep vendimin për shqiptarin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5a414065400fdf01b59319ce1e795d84

Gjykata Penale e Luzernit ka dënuar me 6 vite burg një shqiptar nga Kosova, I cili pas një zënke në shtator të vitit 2017 their me thikë rojen e një lokali.

Sipas Prokurorisë së Luzernit, në orët e para të mëngjesit kur ndodhi ngjarja një person I sigurimit të lokalit I kërkoi një grupi prej 5 personash të largoheshin, por shqiptari 33 vjeçar I kërkoi të qëndronin edhe 5 minuta, duke i zgjatur edhe dorën në shenjë falenderimi.

Por kur roja I sigurisë refuzoi t’I japë dorën, filloi një debat verbal mes tyre dhe roja I sigurisë përdori sprajin për mbrojtje, pasi mendoi se shqiptari do të nxirrte diçka për ta qëlluar.

33 vjeçari u largua nga lokali, ndërsa personat e sigurimit I ofruan një gotë ujë për ta qetësuar, por aty filloi një tjetër zenkë dhe shqiptari nxorri thikën dhe goditi në stomak një nga rojet e sigurisë.

Në seancën e mbajtur më 26 gusht pala mbrojtëse tha se 33-vjeçari kishte vepruar në vetëmbrojtje dhe kishte kërkuar që të aplikohet një dënim prej nëntë muajve.

“Nuk ishte e nevojshme që sigurimi e përcolli klientin tim jashtë lokalit. Ai ishte frikësuar nga një sulm tjetër. E përdori thikën pasi u ndje i rrezikuar. Ishte një sulm në vetëmbrojtje”, ka thënë avokati mbrojtës I shqiptarit.

33 vjeçari shqiptar mund ta apelojë dënimin, pasi vendimi nuk është I formës së prerë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img